JiL.al - Jeto i Lumtur

Parkim me pagesë në Durrës, Këshilli Bashkiak miraton vendimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Parkimi në 15 rrugë kryesore të Durrësit, brenda këtij viti, do të bëhet me pagesë. Këshilli bashkiak miratoi, të martën, me shumicë votash parkimin me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të Durrësit.

Një vendim ky që u mor për të menaxhuar problematikën e theksuar të parkimit, për shkak të numrit të lartë të banorëve dhe flukseve turistike.

Projektvendimi shkaktoi debate të shumta në këshillin bashkiak për pasojat ekonomiko-sociale, që pritet të sjellë. Sipas këshilltarëve të opozitës, Durrësi nuk është gati për këtë hap të rëndësishëm, pasi ende nuk ka vendparkime të posaçme. Ata kërkuan dhe ulje të tarifave për orë parkimi.

Sipas bashkisë, tarifa për parkimin në rrugët për zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora. Për rezidentët, kryetarja e bashkisë Durrës deklaroi se do t’u lejohet parkimi pa pagesë për një prej automjeteve të familjes.

Scroll to Top