JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-banori i BBV ‘ia plas në sy’ Meri Shehut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Meri Shehu ka bërë rolin e moderatores mbrëmë në “Top Arena”, ku ka intervistuar ish-banorin e BBV2, Shpat Kërleshin.

Astrologia e njohur e nisi intervistën me një kërkesë të papritur për Shpatin, pasi i tha që të shkonte çdo gjë mirë, ai duhej të zhvishej. Por Kërleshi duke qeshur refuzoi kërkesën.

Ndërkohë gjatë intervistës, Meri e pyeti Shpatin ‘nëse ndihet i seksualizuar?’ dhe ai iu përgjigj troç: “Po, prej teje”.

Gjithashtu ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” e pyeti Kërleshin nëse ‘vajzat e shohin nga muskujt apo nga makinat?’. Shpati duke qeshur tha: “Nuk kam makinë hiç”.

Pjesë nga intervista:

Meri: A ndihesh i seksualizuar Shpat?

Shpati: Po, prej teje

Meri: Ishte kënaqësi

Shpati: Edhe për mua shumë, me fjalë

Meri: Unë një kosovar e kam puthur live, po një kosovar nuk e zhvesha dot live

Shpati: Nuk e ke aq të lehtë me të gjithë

Meri: Femrat të shikojnë nga muskujt apo nga makinat?

Shpati: S’kam makinë hiç

Meri: Keq puna. Ke dëshirë të të hedhin qumësht apo krem karamel?

Shpati: Qumësht më mirë

Meri: E paska provuar qumështin mirë ky

Scroll to Top