Elsa Lila feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Editor
1 Min Read

Këngëtarja e mirënjohur si dhe ish konkurentja e edicionit të parë në “Ferma Vip” Elsa Lila feston sot ditëlindjen.
Edhe pse nuk i tregon aspak vitet që ka mbi shpinë, artistja fryn sot 43 qirinj.
Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë, që në fillimet e saj. Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH me këngën ‘Pyes lotin’, e cila këndohet edhe sot.
Me hyrjen e saj në fermë këngëtarja tregoi një anë të saj për publikun që i bëri edhe njëherë ta duan e ta duartrokasin si në kulmin e karrierës së saj.
Elsa Lila është nënë e një vajze, Evitës. Siç ka treguar edhe vetë këngëtarja, i është dashur të bëjë një pauzë në muzikë sepse i është dashur të kujdesej për vajzën e saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *