Këngëtarët e njohur shqiptarë kërkojnë lirimin Noizy-T

Editor
1 Min Read

Pas arrestimit të tij me kërkesë të autoriteteve në Kosovë, shumë artistë shqiptarë janë vendosur krah reperit Noizy duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Mbrëmjen e djeshme Noizy dhe DJ i tij, DJ Crax, i cili quhet Bahtjar Bajraktari u arrestuan në Shëngjin nga policia shqiptare pasi ditë më parë u shpallën në kërkim nga autoritetet e Kosovës lidhur me sherrin e ndodhur në lokalin në Pejë ku u dhunua brutalisht Medi Iseni.

Pas arrestimit të tyre shumë reagime kanë ardhur nga këngëtarë të tjerë shqiptarë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të 37-vjeçarit.

Ata janë shprehur se Noizy ndodhet pas hekurave pa asnjë provë, ndërsa i kanë bërë thirrje drejtësisë dhe qytetarëve që të mbështesin reperin, i cili sipas tyre u sulmua dhe kërcënua familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale.

Në mesin e këtyre artistëve janë Loredana, Blerim Destani, Bardhi, Çiljeta Xhilaga Fifi, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Stresi, Era Istrefi, Elgit Doda, Ronela Hajati e të tjerë

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *