A do ta vazhdojë Arbana Osmani punën në Top Channel pas vrasjes së rojës? Moderatorja jep përgjigjen e prerë..

Jil
Jil
2 Min Read

Moderatorja e emisionit Arbana Osmani ia komunikoi lajmin e trishtë banorëve të shtëpisë. Top Channel sot ndodhet në ditë zie, në nder të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë.

Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.

Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë.

Banorët u pyeten nga moderatorja nëse do të vazhdojnë garën pas kësaj ndodhie dhe kësisoji ata kan kohë të mendojnë gjatë kësaj jave.

Arbana u pyet nëse do të vazhdoj punën në Top Channel, dhe e njëjta tha se do të rrij në punën e saj shtëpinë e dytë siç e quan ajo.

“Unë do jem këtu pavarësisht situatës. Është një situatë e trishtë jo vetëm për Topin, por për të gjitha mediat shqiptare. Mendimi im është që do qëndroja këtu, nëse do më pyesnin se çfarë pozicioni do mbaja., Kjo, për t’i treguar gjithkujt që fjala e lirë është e lirë”, tha ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *