A do të bashkohet PD? Salianji na habit me përgjigjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në një intervistë televizive, Salianji tha se është akt simbolik, pa dhunë. Sa i përket shenjave për bashkimin e të paktën dy prej ndarjeve të PD-së, Salianji tha se procesi po ecën ngadalë por ka dakordësi. Sipas deputetit demokrat, ka një mungesë vullneti nga një pjesë e opozitës.

Lexo të radhës


Zi në familjen e ish-ministres socialiste, humb të atin!

Prapaskenat e telefonatës së Ilnisës me të bijën, si produksioni

Test: Zgjidhni një engjëll dhe zbuloni mesazhin që po ju dërgon

Çudira në Tiranë, makina tërheq ambulacën e prishur

“Këto janë protesta dhe akte simbolike. Nuk i bën dikush nga qejfi, është qëndrim. Kjo është formë proteste. Në rastin e gardistëve është një urdhër i paligjshëm dhe ka pasur një reagim nga zoti Noka. Edhe unë kam keqardhje për cilin do punonjës të kësaj republike që janë të detyruar për shkak të dhunës të vendosen në këto situata. Është akt simbolik, nuk pati dhunë. Dy dit përpara një gazetare u nxor me dhunë. Ka edhe situata që dalin jashtë kontrollit, janë forma proteste. Paratë shkojnë në koncesione rrugës, shëndetësi, që janë në hetim. Shkojnë në abuzime që i marrin njerëz të lidhur me qeverinë. Ne po tentojmë të bëjmë kontroll parlamentar. Kjo është hipokrizi në kufi nga ana e tyre, kërkesat tona janë rrëzuar ndërkohë që kushtetuta parashikon që mjafton kërkesa nga deputetët dhe komisioni ngrihet. Është grusht shteti brenda shteti, mos të njohësh Kushtetutën, je në kushtet e grushtit të shtetit.  Jemi të bashkuar në aksionin parlamentar, jemi të vonuar që procesi i bashkimit po ecën në hapa të ngadaltë. Bashkimi i opozitës varet prej nesh dhe ne duhet ta kthejmë fokusin këtu. Nga pikëpamja formale, ky grupim duhet të bashkohet, ose me një front opozitar. Nuk ka rëndësi emërtimi por një koalicion që funksion si trup politik edhe në terren dhe në aksionin që vazhdon. Në këtë moment nuk e kemi. Jemi të bashkuar, por na ndajnë ende disa qëndrime. Bashkim në diferencë, nuk do doja ta quaja fraksion, por me mendime të ndryshme. Kur te kemi një platformë ta propozojmë edhe në Kuvend…në bashkimin nuk e shoh si momentin final, por fillesa e një situatë tjerët që PD duhet të shkojë drejt ribërjes për tu bërë nga fillimi.  Edi Rama po keqpërdor një personazh që ka marrë bekimin e opozitës për të krijuar idenë që reforma zgjedhore nuk po bëhet për shkak të opozitë. Ka dy vite që ky komision drejtohet nga këta dy bashkëkryetar, kush e ka penguar që të punojë ky komision. E kam kërkuar prej kohësh që të mblidhet dhe nuk është mbledh fare. Duher ti themi gjërat siç janë. Po e hedh topin sikur është faji i opozitës. Kjo zgjidhet me ligj. Shoh një mungesë vullneti, presioni i publikut për ta cuar opozitën drejt një bashkimi, diferencat bëjnë që të marrësh ngjyrime të ndryshme. Ka dakordësi, por nuk ka veprim. Pengesat po sjellin nxitimin e kohës për zgjedhje. Ky proces, ose zgjidhet kjo punë ose forma të tjera bashkëpunimi.

Scroll to Top