A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme

Jil
Jil
1 Min Read

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Sipas parashikimit nga SHMU moti pritet të jetë i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:about:blank

në zonat malore 18 deri 35°C
në zonat e ulëta 16 deri 39°C
në zonat bregdetare 22 deri 38°C

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *