A duhet te mburret gruaja me ndihmen qe i jep bashkeshortit te saj…?

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I nderuar shejh! Cfare i keshilloni asaj gruaje qe ia permend shpesh burrit te saj ndihmen qe mund t’i kete dhene atij apo familjes se tij nga pasuria e saj?

Pergjigje:Falenderimi i takon Allahut Fuqiplote. Paqja dhe bekimet qofshin mbi te Derguarin e Tij. Nuk ka asnje miresi ne permendjen e te mirave. Kush e permend te miren qe ben, e prish ate qe ka rregulluar dhe e fshin shperblimin e asaj qe ka vepruar, sic thote Allahu, i Lartesuar: “O ju qe keni besuar! Mos i coni dem lemoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre qe ua keni dhene) dhe duke fyer…” [El-Bekare: 264]
Permendja e te mires se bere mund te jete shkak per fshirjen e shperblimit.

Gruaja nuk duhet t’ia permende ndihmen e dhene bashkeshortit te saj. Permendja e te mirave te bera eshte njera prej gjerave qe e prishin jeten bashkeshortore dhe domosdoshmerisht cojne ne perfundime te keqija.

Nese nje grua ka bere miresi, le ta dije se Allahu merr persiper shperblimin e saj.

Nje grua e tille e pret shperblimin prej Zotit dhe nese ndodh diqka mes tyre, ajo nuk ka nevoje qe t’ia permende keto miresi bashkeshortit te saj.

Disa dijetare kane thene se nga shenjat e pranimit te vepres se mire dhe te suksesit te robit eshte prirja per ta fshehur dhe mos permendur vepren e mire te kryer.

Gruaja e cila deshiron qe Allahu i Lartesuar t’ia pranoje asaj te mirat qe ka bere ndaj burrit te saj, atehere le te mos i permende ato.

Nga ana tjeter, duhet pasur parasysh qe as burri nuk duhet ta beje gruan te shpenzoje nga pasuria e saj, te mos e coje ne situata ne te cilat ai ka vazhdimisht nevoje per kete pasuri.

Me e mira per nje burre eshte qe ai te mos marre prej pasurise se gruas se tij sepse e natyrshme eshte qe burri te shpenzoje per te dhe jo ajo per burrin. Kur gruaja e ndien se burri kerkon vazhdimisht dhe merr prej saj, ne te shumtat e rasteve, kjo con ne perfundime te papelqyera.

Megjithate kjo nuk do te thote qe burri nuk duhet te pranoje pasuri nga gruaja e tij nese ajo deshiron ta ndihmoje me pasurine e saj, por me e mira dhe me e udhes eshte qe burri te mos marre prej gruas e kur te marri, me mire eshte t’ia riktheje asaj serish. Disa dijetare e kane konsideruar te urryer qe burri te pranoje prej pasurise se gruas dhe te mos ia ktheje ate, pasi ata mendojne se nje gje e tille ben qe gruaja te ndihet me lart se burri.

Pra, pasoja e nje vepre te tille eshte ne kundershtim me ate qe eshte e natyrshme. Megjithate gjeja me e keqe eshte kur gruaja merr persiper shpenzimet e shtepise dhe plotesimin e nevojave te veta, ndersa burri eshte i shkujdesur ndaj asaj qe vepron ajo. Allahu e ka vendosur te drejten e drejtimit (pergjegjesise) ne doren e burrit sepse ai shpenzon dhe kujdeset per bashkeshorten e tij. Zoti e di me mire!

Libri Kodi i Familjes.

Autor:Muhamed el Muntar Esh Shenkiti

©xhamiambret.com

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *