A e dini sa përqafime në ditë na duhen?

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

A e dini se përqafimet kanë fuqinë të na bëjnë më të lumtur, të reduktojnë stresin dhe madje edhe të shërojnë sëmundje duke na bërë më të fortë? E keni pyetur ndonjëherë veten: Sa përqafime jepni e merrni çdo ditë?

Terapistja e familjevem Virginia Satir thotë:

“Ne kemi nevojë për 4 përqafime në ditë për të ‘mbijetuar’ dhe ’12 përqafime në ditë për rritje’. Ndonëse kjo mund të tingëllojë si shumë përqafime, ‘shumë’ është më mirë se ‘asnjë’.”

Pra, sipas shkencës, në rastin e përqafimeve, “sa më shumë aq më mirë” është 100% e vërtetë.

Fatkeqësisht, vitet e fundit pjesa më e madhe e njerëzve kanë qenë të privuar nga prekja për shkak të pandemisë. Kjo ka bërë shumë njerëz të ndihen të vetmuar dhe rrjedhimisht, ta kalojnë këtë situatë me më shumë vështirësi, ankth apo edhe depresion.

Sidoqoftë, sot, në vendin tonë, rregullat nuk janë aq strikte. Prandaj, nëse doni të ndiheni më mirë me veten, të zvogëloni stresin, të përmirësoni komunikimin dhe të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshëm, fillojeni me një përqafim. Jepni dhe merrni përqafime kudo ku keni mundësi. 

Nëse ndiheni nervozë për të kërkuar më shumë përqafime, filloni duke i kërkuar së pari nga miqtë dhe anëtarët e familjes më të afërt me ju.

Ndërsa tani, thjesht përqafoni personin që keni më afër dhe bëni një të mirë për të dy ju.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *