Nik Xhelilaj është një nga aktorët më të mirë shqiptarë me një karrierë brilante brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku iu përgjigj pyetjeve pikante të fëmijëve të vegjël.
Një ndër to ishte të tregonte se si do ia shprehte dashurinë një vajze në gjermanisht dhe turqisht, duke qenë se ai jeton dhe punon mes Berlinit dhe Stambollit. Pasi aktori tregoi fjalët në gjermanisht tha se e ka më të lehtë që t’ia shprehë dashurinë një vajze në gjuhë të huaj se sa në shqip.
“Kështu që po të ishte në gjermanisht do i thosha “schtaz” ose “süss”. E di ça është “süss”? E ëmbël, karamele. Është më e lehtë në gjermanisht. Më lehtë e kam në gjuhë të huaj t’ia them një vajze sa e mirë që jam, sa qejf të kam sesa në shqip. Në shqip e kam harruar pak.“-tha Niku.
I pyetur nëse ka dikë në jetë, Niku tha se është beqar. Por, kë sheh si një “kandidate” më të mirë: një nuse nga Turqia, nga Gjermania, apo Shqipëria?
“Përderisa nuk ka goditur as dikush nga Turqia, as dikush nga Gjermania, mbase duhet të vijmë nga mëmëdheu. Për momentin nuk është dikush në jetën time. Dashuria ime pa kushte është aktrimi. Nuk kam qenë as në prag fejese, as në prag martese.”
Ish-banori i BBV shpërthen keq ndaj produksionit dhe zbardh skenarin: Nuk janë marrë asnjëherë…
A po përfundon rrugëtimi i tij? Luizi parandjen largimin nga shtëpia e Big Brother…
Postimi i Ermionës pas largimit nga BBVA, nuk e lë sërish pa e përmendur…
“Ti ke pasur fat”/ Maestro komenton çiftin në shtëpinë e BBV, habit Luizi: Vajza…
Vazhdon kriza mes Luizit dhe Kiarës: Nuk më do më? Je duke dhënë material…