JiL.al - Jeto i Lumtur

A e ka lidhja juaj këtë cilësi kaq të rëndësishme?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bëni një eksperiment të vogël, kërkojini miqve tuaj t’ju rendisin disa cilësi që presin të ketë partneri i tyre ideal. Do ta shihni që renditja e listës do të jetë e ngjashme me këtë në vijim:

Tërheqës

Të ketë sens humori

I mirë dhe analizues

Në gjëndje të mirë financiare

Shumë punëtor

Baba i mirë

Sigurisht që të gjitha këto cilëse janë fantastike nëse i gjeni tek një njeri i vetëm, por listës suaj dhe të miqve tuaj i mungon një element shumë kyç që i duhet se s’bën marrëdhënieve të suksesshme.

Sinkronizimi!

Të qënit në sinkron me njëri-tjetrin përfshin shumë terma të gjera, por përgjithësisht është çelësi i marrëdhënieve të suksesshme. Të jeni të sinkronizuar do të thotë të jesh emocionalisht i lidhur me partnerin, t’i përgjigjeni njëri-tjetrit si në mendime ashtu dhe në ndjesi në mënyrë harmonike. E keni parasysh në fillimet e dashurisë kur thoni se qëndruat zgjuar gjithë natën në telefon me të dhe folët në lidhje me gjithçka? Pastaj shtuat se nga komunikimi që patët ndjetë sikur mund të lexonit gjithë kohës mendjen e njëri-tjetrit. Ai/ajo mund të përfundonte fjalinë tënde para teje.

I gjithë ky shembull quhet sinkronizim. Sinkronizimi i mirë i jep  çifteve ndjesinë e intimitetit dhe të afërsisë. Nëse do ta mendoni pak më tepër do kuptoni që sinkronizimi është thelbi i  çdo marrëdhënieje romantike. Ju jeni ok me njëri-tjetrin kur sjelljet tuaja të përditshme janë në sinkron: dëshira për seks, kërcimi në mbrëmje, darkat romantike, etj. Mesazhet që dërgoni gjatë ditës, ju ndihmojnë gjithashtu të qëndroni në sinkron edhe nëse jeni larg, prandaj dëgjoni shpesh se komunikimi është kyç./jetoilumtu.al/

Scroll to Top