​A lodheni shpesh? Arsyeja mund të jetë ky ushqim

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rënia e nivelit të energjisë ose përqendrimi pas një vakti është një fenomen normal dhe mund ta rregulloni duke kufizuar marrjen e disa ushqimeve.

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë lodhje – numri i pamjaftueshëm i orëve apo gjumi i çrregullt, stresi, hormonet, por edhe ushqimi.

Hulumtimi i publikuar në revistën Nutrients konfirmoi se mishi i përpunuar është një nga fajtorët kryesorë për ndjenjën e lodhjes pas ngrënies së ushqimit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 20 të rinj dhe është ekzaminuar mikrobioma në zorrët e tyre për të përcaktuar se sa ndikon në nivelin e energjisë, lodhjes dhe shëndetit mendor.

Studiuesit arritën në përfundimin se mishi i përpunuar është i vetmi ushqim që lidhet me ndryshimet në nivelet e energjisë, domethënë se rezulton me lodhje mendore më të dobët ose më të fortë.

Edhe pse nuk është zbuluar një lidhje e qartë midis këtij ushqimi dhe nivelit të lodhjes, marrja e kufizuar e produkteve të mishit është sigurisht një vendim pozitiv për shëndetin.

Konsumimi ditor i sasive të mëdha të mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe potencialisht të shkurtojë jetën.

Si të parandaloni ndjenjën e lodhjes pas një vakti?

Hani pak dhe shpesh, dhe për snacks zgjidhni alternativa të shëndetshme si frutat apo arrat.

Siguroni orë të mjaftueshme gjumë gjatë natës.

Bëni një shëtitje dhe thithni pak diell nëse është e mundur.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *