A rrezikohet Shqipëria? Tërmeti katastrofik në Marok

Jil
Jil
1 Min Read

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Richter i ndjerë në Marok për sizmiologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut.

Sizmiologu shqiptar Edmond Dushi thotë se Maroku është një nga vendet më sizmike të këtij rajoni.

Edmond Dushi: ‘’ Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka Afrikane dhe Euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuar, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik.’’Në historinë sizmike të Marokut ka disa tërmete të fuqishme. Sipas sizmologut që pas tërmetit 7.7 ballë i shkallës Richter të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje.

“Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos pas atij të Turisë, tregues që gjithë rajoni apo sistemi i pllakave është në lëvizje prej kohësh”, tha ai.

Për pasojë mund të kemi aktivitet të shtuar sizmik në gjithë rajonin e Mesdheut.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *