Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK zbardh dosjen e plotë:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sërish janë zbardhur detaje të reja nga afera në inceneratorin e Tiranës ndërsa mësohet se të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i Klodian Zotos kanë zbërthyer sipas SPAK lidhjet e tij me zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, por jo vetëm. about:blank

Zoto është një prej biznesmenëve që fitoi 3 koncensione për ndërtimin e inceneratorëve në Shqipëri,.

SPAK lëshoi 15 masa sigurimi dhe vuri në arrest zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit, mes të cilëve sërish ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako.

Duke iu referuar emaileve të shtetasit Klodian Zoto, SPAK thotë se gjeti lidhje mes Bllakos dhe Zotos. Lidhje të konfirmuara dhe nga dëshmia e shtetasit Vladimir Bezhani, që sipas hetimeve rezulton të ketë qenë këshilltar i jashtëm i ish-ministrit Lefter Koka, dhe në të njëjtën kohë punonjës në kompaninë e Zotos.

Por, punën në këtë kompani ai thotë se ia kishte gjetur ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako.

“Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako me ka sugjeruar që të isha këshilltar i jashtëm i minisrit, por duke qenë se nuk do paguhesha nga Ministria, ai më tha që për të marr pagën, do më punësonte tek shoqëria e Klodian Zotos, “Integrated Technology Servises” Sh.p.k. ku dhe jam punësuar nga 2014 deri në 2021. Deri në 2017 unë nuk kam pasur kontratë. Kontratën e kam lidhur pasi përfundoi procedura e dhënies së inceneratorit”.

Të dhënat e emaileve, sipas SPAK tregojnë se si shkresat dhe kthim përgjigjet për Ministritë e tjera, apo Bashkinë përpiloheshin dhe konsultoheshin me Klodian Zoton nga ana e zyrtarëve që ishin pjesë e komisionit të përzgjedhës.about:blank

Të njëjtat emaile konfirmojnë edhe se pas kompanisë që fitoi koncensionin qëndronte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit duke bërë dhe sugjerime për projektin që çuan në rritjen e kostove.

Teksa SPAK avancoi me hetimet, përfaqësuesit ligjor të kompanisë që po kryente punimet për inceneratorin e Tiranës, Integrated Energy Bv SPV, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë dhe kërkojën lirimin nga sekuestro. Të hënën në orën 10:30, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën për masën e sigurisë për 15 të hetuarit, disa prej të cilëve më herët kanë mohuar akuzat.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top