I biri vrau partneren shtatzënë, nëna: Ai është një monstër!

Jil
Jil
2 Min Read

Nëna e Alessandro Impagnatiello , i cili ka pranuar vrasjen e partneres së tij Giulia Tramontano, 7 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj, foli për herë të parë pas krimit.

“Unë nuk guxoj ta imagjinoj familjen e Giulia-s. Nuk dua ta imagjinoj… Nënë Loredana është një person fantastik. Alessandro është një përbindësh, e di. Unë i kërkoj falje si nënë, i kërkoj falje që kam pasur një djalë të tillë, kërkoj falje nga e gjithë familja”, tha ajo e përlotur duke folur për kamerat e La Vita në Diretta.

“U kërkoj falje të gjithëve, Alessandro nuk ishte i tillë”! “Pse e bëre? Të gjithëve u shkatërrove jetën”, është pyetja që Sabrina Paulis i ka bërë djalit të saj para kamerave. Kur gazetari e pyeti nëse ishte nëna e Alessandros, gruaja duke qarë iu përgjigj: “Fatkeqësisht”. 

“Ai ka qenë gjithmonë një person i sjellshëm. Më pas u mbyll në vete, por ne nuk e dinim. Nëse ai kishte një personalitet të ndarë, ne nuk e dinim.” 

“Ai është i çmendur, ai është çmendur – përsëriti ajo-. Për mua ai ka dy personalitete. Unë nuk e di çfarë arsye të jap, ai është një person tjetër, më besoni. Për mua ai ka një personalitet të dyfishtë. Alessandro siç e njohim është personi i bukur, përbindëshi është personi që ai ka pasur brenda, dhe e nxori natën e vrasjes”.

Më pas ajo ka apeluar djalin e saj: “Thuaj gjithë të vërtetën, nuk mund të ikësh më nga asgjë. I ke rrënuar të gjithë. Thuaje të gjithë të vërtetën. Të gjithë e meritojmë. Giulia përfshirë me Thiagon, djalin tënd që nuk do ta shohësh më kurrë”, – shtoi gruan mes lotëve.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *