“Ajo që shkakton zilinë tek të tjerët, është esenca jote; është energjia jote; është pozitiviteti yt”

Jil
Jil
2 Min Read

“Ndonjëherë, ajo që provokon zilinë tek të tjerët, nuk ështëpasuria jote, makina jote dhe as gjërat që ti zotëron, sepse mund të ndodhë që personi ziliqar t’i ketë këto dhe shumë më tepër.Ajo që shkakton zilinë tek të tjerët, është esenca jote; ështëenergjia jote; është fakti që ti di se si ta bësh veten të lumtur, kurse personi tjetër jo; është suksesi me familjen tënde; ështëtalenti që ke, marrëdhëniet që ndërton dhe mënyra se si i menaxhon vlerat e tua në jetë. Zilinë tek të tjerët e ngjall me gjërat që të bëjnë të shndrisësh dhe që askush nuk mundet t’i fikë dot. Këto cilësi e vrasi çdo person ziliqar dhe nuk e imagjinon dot se çfarë do të jepte ai person, vetëm për të pasur shkëlqimin që buron nga qenia jote dhe që nuk mundet dot ta kopjojë”. – Toto’

Ka një ide të gabuar tek të gjithë, se sa më shumë pasuri të kemi, aq më shumë do të na kenë zili. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por personat që kanë zili të tjerët, përgjithësisht janë persona qëkanë pasuri, thjesht kanë zili që dikush është më i lumtur se ta, apo se po ia del më mirë në jetë se vetë ata. Sukseset që arrijmëdhe lumturia që shfaqim përpara të tjerëve, janë dy cilësitë qëmë tepër i kanë zili të tjerët, pasi nuk mund të arrihen lehtësisht.

Ndaj, nëse nuk je i pasur, dije se të tjerët do të kenë zili për shpirtin e pastër që ke, si dhe për gjithë pozitivitetin që rrezaton vetëm me një buzëqeshje. Vazhdo të jetosh me optimizëm, sepse kur të tjerët tregojnë se të kanë zili, duhet të kuptosh se je duke jetuar në mënyrën e duhur. Askush nuk ka zili dikë që nuk ka arritur diçka për ta pasur zili..

https://jetoilumtur.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *