JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ajo sheh dallgët, por nuk hidhet në det” Historia e trishtë e një vajze plot komplekse

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Ndodhem në plazh dhe përballë meje ndodhet kjo vajzë e re që duket si një figurë mitologjike, gjysmë njeri dhe gjysmë peshqir. Nuk e braktis për asnjë moment peshqirin e saj shumëngjyrësh. E shoh dhe kujtohem që nuk e kam parë asnjëherë të hyjë në ujë, edhe pse deti ka një ngjyrë blu kobalti, të cilit vështirë se mund t’i rezistosh.

Ajo sheh dallgët, por nuk çohet, sepse kjo nënkupton të tregojë trupin që nuk e pranon. Një trup shumë ndryshe nga ajo e një vajze përballë saj, që noton dhe nuk ka fare celulit në trup.E shoh dhe mendohem se sa shumë dëshiron ajo të hidhet në det, të ndihet e lirë dhe e sigurtë në vete.

Kuptoj dhe ndiej keqardhje se si e shkatërron ajo një verë të tërë, duke mos e kuptuar se mendja e saj është peshqiri më i fortë që mund të përdorë për t’u ndjerë e bukur dhe e fortë. Sepse ajo është e tillë, jemi të gjithë të tillë. Thjesht ajo nuk e ka kuptuar”.

Ka kaq shumë njerëz me komplekse lidhur me trupin e tyre, saqë sakrifikojnë shumë gjëra, shumë aktivitete ku mund të kënaqeshin, thjesht sepse nuk duan “të bien në sy”. Harrojnë se problemin më të madh e kanë në mendjen e tyre, pasi çfarëdo të thonë të tjerët, rëndësi ka mendimi që kemi ne për veten tonë.

Trupi ynë na përket vetëm neve dhe mendimi i të tjerëve nuk vlen aspak. Rëndësi ka të ndihemi mirë, ta pranojmë veten siç jemi dhe ta jetojmë jetën me vetëbesim. Nëse ne nuk besojmë tek vetja se dukemi bukur, askush tjetër nuk ka për ta bërë një gjë të tillë.

LIFE STYLE  histori

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top