Një 17 vjeçar turk ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm në qytetin Kayseri. I riu me skuter po kalonte rrugën me semafor të kuq kur është përplasur nga një makinë dhe një minibus.about:blank
Siç shihet në pamjet, 17-vjeçari ka kaluar rrugën në semafor të kuq, me një skuter elektrik në një vendkalim për këmbësorët. Muhammed Nur Hasan u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.