Aksident i frikshëm, makina del jashtë kontrollit dhe futet

Jil
Jil
1 Min Read

Videoja e një makine që humb kontrollin dhe futet në një sallon bukurie është bërë virale kudo. Ngjarja ndodhi në Arizona, SHBA gjatë fundjavës ndërsa një klient që ndodhej në dyqan shpëtoi mrekullisht.

Makina shihet duke ecur me shpejtësi në Belle Vie Salon Studios në Chandler rreth orës 13:00. e së shtunës. Në një tjetër video shihet Ashley Upton duke i prerë me qetësi flokët një burri dhe më pas tronditet nga përplasja.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ishte një e moshuar e cila humbi kontrollin e mjetit në parking. Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbë dhe askush tjetër nuk është lënduar.

Policia tha se makina goditi edhe një automjet në parking përpara se të përplasej me dyqanin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *