JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina i pret rrugën furgonit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident rrugor është raportuar në Qafë Gjashtë në Sarandë. Një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet janë përplasur.

Mësohet se makina i ka prerë rrugën furgonit duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe aksidentin.

Sakaq shoferët janë shoqëruar në polici, bëhet fjalë për Shkëlqim Nikolla, shoferi i furgonit dhe Iris Skora drejtuesi i automjetit tjetër. Raportohet se nga aksidenti nuk ka të plagosur.

Scroll to Top