
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Katër makina janë përplasur në Rrugën e Elbasanit, ndërkohë që tre persona kanë mbetur të dëmtuar.
Policia njofton se tre të dëmtuarit janë në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim:
Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
- Marrëdhënia me Kejsin, Stresi u bën thirrjen e fortë mediave
- Studentja i vë flakën konviktit, dalin detajet e fundit
- Nisën njohjen në BBV, i japin fund lidhjes çifti i njohur i showbizit
- Zbulohet skenari i filmit ku do të jenë pjesë Luizi dhe Olta, do…