Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë. Viktima është 58-vjeçare.
Shkak i aksidentit, sipas policisë dyshohet se është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur, i cili duke lëvizur me makinë është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja, e cila ka qenë pasagjere.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit ku po udhëtonte 56-vjeçarja si edhe dy pasagjerë të tjerë. Shoferi i dehur i mjetit tjetër është arrestuar.