Aksident i rëndë, plagosen 3 persona, mes tyre edhe një i mitur

Jil
Jil
1 Min Read

Pasditen e sotme në aksin Korçë – Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq një shtetas duke drejtuar një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, të tre pasagjerë.


Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, një shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.


Për pasojë janë dëmtuar shtetasit, 46 vjeç, 23 vjeç dhe, 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *