Aksident i rëndë, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat të Dimalit.about:blank

Gazetarja Eneida Petova raporton se një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja,18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.

18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.

Efektivët e policisë, që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthese, ku edhe ka humbur kontrollin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *