Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prishtinë-Pejë, ku dy makina janë aksidentuar.
Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë katër persona janë plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident.
“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.