JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Sarandë, plagoset një i ri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, ndërsa dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur motori me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.about:blank

Burime bëjnë me dije s e menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.

34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.

Scroll to Top