Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar shqiptar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, aksidenti ka ndodhur në Camaiore (Lucca), teksa 43-vjeçari shqiptar po transportonte një ekskavator në shpatin e Colletto Santucci në zonën Frati të Camaiore.
Viktima është Roland Çizmja, i njohur edhe si “Ronaldo”, i cili u gjet i pajetë gjatë pasdites së djeshme, me një plag në kokë, i shtrirë ën anë të rrugës.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël. Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18:00, ndodhi tragjedia.
“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.about:blank
Policia është ende duke kryer hetimet, por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.
Nga kqyrja e trupit doli në pah një dëmtim në kokë, por metodat dhe shkaqet e sakta të vdekjes ende duhet të kuptohen.
Për momentin mësohet se traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar eskavatorin mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës.