JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i tmerrshëm në Meksikë: 18 të vdekur dhe mbi 20

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë u lënduan, shumica e të cilëve ishin shtetas të huaj, kur autobusi që po i transportonte ra në një luginë në veriperëndim të Meksikës të enjten.

Autobusi, i cili po transportonte rreth 42 pasagjerë nga India, Republika Domenikane dhe disa vende afrikane, po udhëtonte nga Mexico City për në Tijuana, e cila kufizohet me San Diego në shtetin e Kalifornisë, nga ku shumë emigrantë përpiqen të kërkojnë strehim në SHBA, njoftuan mediat lokale, duke cituar zyrtarë.

Autobusi ra nga një lartësi prej 40 metrash, sipas një deklarate nga Mbrojtja Civile dhe Zjarrfikësit e Nayarit. Nga aksidenti kanë humbur jetën 18 persona, mes tyre tre fëmijë, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Anadolu Agency.

Shoferi i autobusit, i cili i mbijetoi përplasjes, është arrestuar me dyshimin për shpejtësi tej normave të lejuara, çka bëri që ai të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej në një luginë pranë kryeqytetit të shtetit Tepic. Besohet se pasagjerët në autobus ishin emigrantë të parregullt që tentonin të kalonin kufirin amerikan./A2CNN

Scroll to Top