Aksident i trefishtë, raportohet për të plagosur (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Shijan, në rrugën që lidh Delvinën dhe Sarandën.

Një fuoristrafë tip “Range Rover” me drejtues shtetasin Mariglen. H, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur  me automjetin “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin Silgen. M, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me drejtues shtetasin Alfred .B, 54 vjeç.

Si pasojë e kasidentit ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e Fierit, e cila ndodhej në mjetin tip Benz. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën  e parë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *