JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

jë aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona, një 25 vjeçar dhe dy vajza 22 vjeçare.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa të lënduarit janë dërguar në spital.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Scroll to Top