Aksident me pasojë vdekje, identifikohet viktima dhe shoferi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar.  Mësohet se viktimë ka mbetur i riu Marsel Kasi, nga Gjirokastra i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit Taulant Bita.

Pas ngjarjes, shoferi 45-vjeçar është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top