Një aksident i rëndë autombolistik ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ku ka ndërruar jetë 18-vjeçari me origjinë nga Kosova, Admir Hoti.
Automjeti me të cilin lëvizte 18-vjeçari së bashku me babain e tij, një Fiat Grande Punto, u përplas me një tjetër mjet tip Chevrolet.
Si pasojë e përplasjes mjeti ku udhëtonte 18-vjeçari u dëmtua rëndë dhe për pasojë ai ndërroi jetë.Lëndime mori dhe babai i tij, por jashtë rrezikut për jetën.
18-vjeçari ishte një person shumë i dashur, në komunitetin ku jetonte në Portogruaro. Miqtë e tij janë shprehur të tronditur në rrjete sociale në lidhje me lajmin.
“Do të mbetesh gjithmonë në, tashmë na mungon shumë”, shkruan një nga miqtë e të riut në mesazhin e lamtumirës.
- Më të lexuarat
- Shpërthimi zjarrit masiv në Milano me 5 të plagosur/ Shkolla dhe banorët pranë…
- E pabesueshme çfarë po ndodh me Luizin pas fitores së BBVA2 (Foto)
- “Na keni çarë mitrën”/ ‘Shpërthen’ Zhaklina Lekatari, ja kujt i drejtohet ish-opinionistja e…