JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në aksin Berat-Poliçan, raportohet për të plagosur (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan,në fshatin Vërtop. 

Raportohet se një aotobot uji,duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për t’u furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrollin në një kthesë.

Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjeri Guri Baholli, i cili është transportuar me thyerje të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti,është bllokuar për rreth 1-orë aksi nacional Berat-Poliçan,i cili ka funksionuar me një korsi të vetme,nën monitorimin e forcave të policisë.

Scroll to Top