JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, përplasen dy automjete

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, me pasojë 4 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të aksidentuarit mësohet se janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Scroll to Top