Aksident në aksin Fier-Patos, 4 të plagosur në spital

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Patos.

Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Patosit’.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit se cilat kanë qënë shkaqet e përplasjes së mjeteve sikundër kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së spitalit rajonal Fier për të marr të plagosurit e për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spirali.

Burime nga bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier pohuan se kanë mbrritur 4 të plagosur që po u kryhen ekzaminimet. Paraprakisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *