JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në Pogradec, shoferi dhe dy pasagjerët në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

POGRADEC- Ditën e sotme rreth orës 17:15 ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Bratomirë në Pogradec. Një person me inicialet M.SH humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte, kjo ka bërë që mjeti tip “Benz” të dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë janë lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Pogradecit për ndihmë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec, shtetasi M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., dhe E. Gj., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

Scroll to Top