JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në Rroskovec, motori del nga rruga dhe drejtuesi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Strum të Rroskovecit. Një person duke udhëtuar me motor ka dalë nga rruga duke mbetur i lënduar rëndë.

Drejt vendngjarjes është duke shkuar ambulanca për t’a transportuar menjëherë drejt spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar në segmentin e rrugës nacionale Roskovec – Kutalli, në Strum teksa ka humbur kontrollin e mjetit është goditur keq në kokën e motorit pasi ka dalë nga rruga.

Patrulla policore ka shkuar në vendngjarje por pritet shkuarja e ambulancës për ta dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se drejtuesi i mjetit reagon por është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Scroll to Top