JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident tragjik/ Humbin jetën tre persona, dy të tjerë në gjendje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Kroaci, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Në vendngjarje ndodheshin disa zjarrfikëse dhe disa ambulanca. Autoritetet kroate kanë nisur hetimet fillestate dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para.

Seksioni i autostradës ndërmjet Zagvozdit dhe Ravçës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra.

Scroll to Top