Aksidenti i frikshëm në Sauk/ Spitali i Traumës tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident u regjistrua paraditen e kësaj të mërkurë në zonën e Saukut në Tiranë, ku një autobus i linjës së Petrelës u përplas nga një automjet tip “Audi”. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi se sipas verifikimeve paraprake nga ekspertë të Policisë Rrugore, ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit.

Spitali Universitar i Traumës informon se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacient të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Tashmë në spital ndodhet vetëm pacienti I.A. jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *