Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë-Përrenjas”, ku një kamion drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje 56-vjeçarja gjermane, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi P. K., 50 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Përrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
- Më të lexuarat
- EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë
- Sara Hoxha ‘zihet ngushtë’ dhe bën kërkesën e pazakontë për të gjitha vajzat…
- Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së (EMRAT)