Policia ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi në Lushnjë mbrëmjen e sotme.about:blank
Në një njoftim bëhet me dije se shoferi i automjetit, shtetasi E.A., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ai ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.