Aksidenti tragjik iu merr jetën katër të rinjve në vendin fqinj

Editor
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kalabri të Italisë, duke lënë të vdekur 4 persona, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi pranë Montepaone në provincën e Catanzaros.about:blank

Viktimat, tre gra dhe një mashkull, janë të gjithë të rinj – nga 20 deri në 35 vjeç. Ata po udhëtonin drejt provincës së Reggio Calabria me një Fiat Panda, e cila u përplas me një Fiat Idea që po shkonte drejt veriut.

Viktimat janë Antonella Romeo, 19 vjeç, Elisa Pelle, 25, Domenico Romeo, 28 dhe Teresa Giorgi, 35. Ata mbetën të bllokur në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

Dy makinat u shkatërruan plotësisht dhe kjo të bën të dyshosh se përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur “kokë më kokë”.  Aksidenti ka ndodhur menjëherë pas një kthese.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *