Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Himarë, ku 40-vjeçari i identifikuar si Renato Bushi humbi jetën.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se në aksident mbetën të plagosur dhe tre persona që ndodheshin si pasagjerë në automjetin e 40-vjeçarit.
Mësohet se mes të plagosurve është shtetasi Anglez Eduart Holand 31 vjeç, i cili ka marrë fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i dëmtuar ka mbetur dhe 26-vjeçari nga Gramashi që jeton në Itali Kevin Rama së bashku me bashkëshorten e tij Marika Zogari.