Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën edhe mjekut shqiptar (Emri)

Editor
1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë nga aksident i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku një ambulancë është përplasur me një autobus fëmijësh brenda një tuneli që lidh Urbinos dhe Fermignano.about:blank

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar. Të 4 viktimat mësohet po udhëtonin brenda ambulancës e cila mori flakë pas përplasjes.

Sipas informacioneve viktimat janë; Sokol Hoxha, një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare, Stefano Sabbadini, shoferi i ambulancës Potes, 59 vjeç nga Fossombrone, Cinzia Mariotti, një infermiere nga Acqualagna që punon për Potes of Fossombrone dhe Alberto Sergilippi, një pacient 85 vjeç që po transportohej për në Urbino.

Sipas informacioneve, të gjithë fëmijët në autobus ishin të padëmtuar, edhe pse në gjendje shoku. Dy fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç që ndodheshin në autobus u dërguan në spital për kontrolle, pasi kishin shenja mavijosje.

Drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë, por pa pasoja të rënda. Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar mbërritjen e ndihmës: një helikopter, disa ambulanca dhe zjarrfikës po operojnë në vend për të frenuar zjarrin dhe renë e tymit që u shfaq brenda tunelit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *