Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit me 2 viktima,

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kukësit ka zbardhur detajet e par anë lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Burime zyrtare nga policia thanë se janë edhe 3 persona të plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina të vogla dhe një autobot.

Policia e Kukësit/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip ‘Ford’, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.about:blank

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *