Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, jepet vendimi

Jil
Jil
1 Min Read

Zhvillohet në ambientet e spitalit seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj 17 vjeçarit Elio Rraku, i dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humben jetën dy turistë italianë në Sarandë.about:blank

Shkak për zhvillimin e seancës në spital është bërë fakti se i mituri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar si dhe për të qenë më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike.

Në përfundim të seancës Gjyqtarja Suela Xhani vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *