Aksidentoi për vdekje kalimtaren/ Bie në pranga i mituri,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Elbasanit pasi aksidentuan për vdekje dy shtetas. Në një rast, një 16-vjeçar pa patentë përplasi një të moshuar që ishte kalimtare në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen. about:blank

Në një rast tjetër, një 49-vjeçar banues në Belsh, aksidentoi për vdekje një shtetas, që ecte me motomjet.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për 2 aksidentet rrugore, të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

-B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën;about:blank

-një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin dhe motomjetin e përfshirë në të dyja aksidentet.

Scroll to Top