JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidentoi për vdekje këmbësoren në lagjen “Ali Demi”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më datë 23.01.2024, në orën 22:00, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.about:blank

Ky shtetas, më datë 23.01.2024, rreth orës 22:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

DVP Tiranëabout:blank

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”,

://sot.com.a

Scroll to Top