Rreth një orë më parë, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të pajisjeve për nxjerrjen e kriptovalutave në Zubin Potok.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se operacioni është ende duke vazhduar.
Ata filluan një kërkim në atë vendndodhje bazuar në informacionin e marrë se aty ka makineri të minierave të kriptomonedhave.
Asnjë arrestim nuk është bërë, ndërsa lëndën e cila trajtohet si kundërvajtje doganore do ta marrë përsipër Dogana e Kosovës.
botasot.info