AKU,në aksion në prag të festave, e pësojnë keq 4 subjektet

Editor
1 Min Read

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të kontrolleve të kryera për festat e fundvitit ka bllokuar produkte ushqimore në 4 subjekte tregtare në qytetet e Tiranës dhe kukësit.about:blank

Përmes një njoftimi për media AKU ka bërë me dijes e janë sekuestruar 342.5 kg produkte u ushqimore si dhe janë vendosur masa administrative në vlerën totale 650 mijë lekë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në të gjithë vendin, ka gjobitur 4 subjekte dhe bllokuar produkte ushqimore.

Trupat inspektuese të drejtorive Rajonale AKU Tiranë dhe Kukës gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”, “supermarket”, “prodhim, përpunim produkte ushqimore” konstatuan problematika me dokumentacionin, mangësi në gjurmueshmëri, mangësi në etiketim si dhe rezultateve jokonforme të raport provave.

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 650.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 342.5 kg produkte deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e shtuara në terren me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe ndëshkimin e paligjshmërisë”, thueht në njoftimin e AKU.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *